Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Haradinaj bën një hap ‘pas’, ja propozimi i ri për taksën ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ndodhet në Berlin në kuadër të një Konference mbi e Sigurinë, ka thënë se mundësia e vetme për largimin e taksës ndaj Serbisë është dialogu, ku aty të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Në një deklaratë për mediat, Haradinaj ka thënë se çështja e taksës duhet të diskutohet në dialogun Kosovë – Serbi pjesë e të cilit mund të jetë edhe Berlini.

“Në fakt e kam një qëndrim më ndryshe. Nuk duhet të kushtëzohet dialogu, duhet të ulët dhe të diskutohet edhe për taksën. Sepse janë tema që ndërlidhenme njëra-tjetrën. Pa e ditur se çfarë është marrëveshje obligative ligjore gjithëpërfshirëse, është vështirë të  përzgjidhet një temë”, – ka deklaruar Kryeministri i Kosovës.

Haradinaj po ashtu ka deklaruar se Gjermania është qartazi  kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës. Ai ka shtuar se edhe dy senatorët amerikan nuk e preferojnë një lëvizje të tillë.

“Berlini është i saktë dhe i qartë, janë kundër lëvizjeve të kufijve, mendojnë se është rrezik për gjithë rajonin dhe jo vetëm të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Edhe senatorët ishin jashtëzakonisht të rezervuar për këtë temë që të ketë lëvizje të kufijve. Nuk bën të ndërlidhen temat. Dialogu duhet të fillojë edhe për taksën edhe për të tjerat, mundësisht të arrihet një marrëveshje për të gjitha çështjet”, -ka deklaruar Haradinaj.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *