Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot me deputetin e PD, Ervin Salianjin gjatë debatit të zhvilluar për portin e Durrësit.
Teksa ishte në foltore kryeministri i është drejtuar deputetit Salianji duke i kujtuar gjyqin ndërsa ai i kthehet duke i thënë se gezimi i kryeministrit është i papërmbajtshëm se po vjedh llokma të mëdha.
Rama (i drejtohet Salianjit): Ja politikanët që bëjnë politikë me dëshmitarë të sajuar dhe përballet gjykatave si tribun i lirisë
Salianji: Je ndyraq, e ke të papërmbajtshëm gëzimin se po vjedh llokmë të madhe. Je hajdut me çizme.