Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Hahn largon nga takimi me Bashën Vlahutin-in?! Ç’ndodhi në diskutimet dy-orëshe

Ditën e djeshme Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn u ndal në disa takime në vendin tonë.

Ajo që ai nuk e kishte parashikuar ishte që takimi me Lulzim Bashëntë zgjaste më shumë se dy orë në zyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike. Mendohej se takimi do të ishte një takim diplomatik rutinë, me rastin e vizitës së tij në Shqipëri.

 Por sipas ‘’lapsi.al” në një moment të takimit, Hahn i ka kërkuar Lulzim Bashës që biseda të vazhdojë vetëm për vetëm. Në këtë moment delegacioni që e shoqëronte është larguar dhe Hahn ka vazhduar takimin me Bashën për të qëndruar për rreth 2 orë me këtë të fundit. Në vizitën në selinë e PD-së, Hahn shoqërohej nga Romana Vllahutin, shefja e delegeacionit të BE-së në vendin tonë.

Ajo u largua shumë më herët nga selia e PD-së, sesa Hahn thanë burime pranë PD-së. Një takim kokë më kokë, Lulzim Basha e pati disa ditë më parë me Ministrin e Brendshëm italian, Marko Miniti, që erdhi në Tiranë pas arrestimit të bandës së Habilajve. Mesazhi i Marko Minitit ishte një nxitje e policisë për të arrestuar të paprekshmit.

(E.K/FAXWEB)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *