Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Habit presidentja kroate për serbët: Si nuk mora dot pushkën dhe të qëlloja

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, duke folur për 24 vjetorin e operacionit “Stuhia” tha se vriste ndërgjegjja në luftën e viteve 1990 dhe se dëshironte të kapte armët dhe të shkonte në fushën e betejës.

Duke folur për luftën mes Kroacisë dhe Serbisë, Kitaroviç tha se i vjen keq që nuk ishte në ballë të luftës.

“Më me qejf do të kapja pushkën dhe do të shkoja në fushën e betejës, por kuptova se nuk kishte të bënte vetëm me plumba”, tha Grabar Kitaroviç, duke theksuar se ishte e vetëdijshme se kishte një detyrë shumë të rëndësishme në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Siç tha ajo, ndërsa punonte si ndihmëse e Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, u përpoq që aksioni “Stuhia” të kuptohej si një veprim i ligjshëm ushtarak.

Operacioni “Olluja” apo “Stuhia” (në shqip) kishte zgjatur prej datës 4 gusht deri me 7 gusht të vitit 1995.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *