Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Habit këngëtarja shqiptare, del live në emision nga tualeti i shtëpisë

Një intervistë të pazakontë ka zhvilluar këngëtarja Teuta Kurti, e cila ishte e ftuar në “Vizionin e pasdites”, me Evi Reçin. Teuta u shpreh se nuk është e lehtë të kujdeset për fëmijët e saj gjatë karantinës dhe kjo u dëshmua live. Këngëtarja nuk po e vazhdonte dot intervistën siç duhej dhe iu desh të shkonte në tualet për të komunikuar më qetësisht.

“Ardhja në jetë e binjakëve, përkushtimi ndaj tyre, më ka bërë t’i largohem skenës. Shumica më thonë ‘nuk je e vetmja që ke bërë fëmijë’. Është shumë e vërtetë. Por kur vendosa të krijoj familje, kam dashur t’i përkushtohem vetëm saj. Vitet që rriten fëmijët nuk kthehen, ndërsa paraqitjet në skenë janë të shumta”, u shpreh këngëtarja, nënë e tre fëmijëve.

Teuta zbuloi gjithashtu se është në përgatitje të një balade dhe së shpejti do rikthehet në muzikë.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *