AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Ha çdo ditë pjata që kanë mish viçi, Donald Trump në hall, në Indi lopët i kanë të shenjta: Kurrë s’ka ngrënë perime

Kur presidenti Donald Trump udhëton jashtë vendit, pritësit e tij zakonisht mundohen ta bëjnë të ndihet si në shtëpi, duke i ofruar ushqimin e tij të preferuar: biftek me shishe të vogla ketchup-i në anë.

Por çfarë mund të bëjë një fans i mishit të viçit në Indi?

Presidenti, dieta e të cilit është një kombinim i pjatave të ndryshme me mish viçi, është përballë një sfide të vështirë me vizitën e tij në Indi. Turi i tij përfshin ndalesa në Gujarat, Agra dhe Delhi, ku shumica e popullsisë është hindu dhe lopët shihen si të shenjta, raporton CNN.

Kryeministri Narendra Modi ka bërë shumë përgatitje për këtë vizitë, si organizimi i një gare makinash në stadiumin më të madh të botës për kriket dhe një tur në Taxh Mahal.

Por Modi është një vegjetarian i dedikuar dhe planifikon të servirë ushqime bimore dhe për presidentin.

Një person që ka darkuar me Trump disa herë thotë se kurrë nuk e ka parë atë të hajë një perime. Kjo vizitë duket që do të jetë shumë sfiduese për presidentin amerikan.

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *