Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashJetë dhe stilTe FunditTe Gjitha

Gruaja shtatzënë nuk e transmeton virusin te fëmija? Rasti më i fundit hedh poshtë gjithçka, çfarë zbuluan mjekët në Singapor

Për shkak se kemi të bëjmë me një virus të panjohur, ditë pas dite dalin të dhëna surprizuese sa i takon Covid 19. Kështu së fundi një grua në Singapor, e cila gjatë shtatzënisë së saj u infektua nga Covid-19 ku fatmirësisht e kaloi pa shumë vështirësi, ka sjellë në jetë fëmijën e saj me antitrupa kundër virusit.

Sipas ekspertëve kjo gjë ka sjellë një të dhënë të re që infeksioni mund të transmetohet nga nëna tek fëmija. Foshnja lindi pa Covid por me antitrupa për virusin.

“Mjeku im dyshon se gjatë periudhës së shtatzënisë, unë i kam transferuar tek foshnja antitrupat e mi”- tha Celine Ng-Chan, nëna e foshnjës.

Bazuar në informacionet e dhëna Celine gjatë infektimit nga Covid-19 nuk kishte shumë vështirësi dhe u la e lirë nga spitali pas 2 javë e gjysëm.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se ende nuk dihet nëse një grua shtatzënë me COVID-19, mund ta kalojë virusin tek foshnja.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *