Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Gruaja shqiptare e ardhur nga Kina shtrohet tek infektivi, flasin mjeket: Ja nga se është prekur

Një grua shqiptare e ardhur së fundmi nga Kina është shtruar në spitalin e infektivit në QSUT.

Megjithëse fillimisht u raportua për një studente, burime nga QSUT, raportojnë për një grua që ka ardhur në Tiranë 10 ditë më parë nga Kina. Mjekët bëjnë me dije se ajo është prekur nga një grip i thjeshtë dhe pas kontrollit nuk rezulton të jetë e infektuar me coronavirus.

Sipas mjekëve gruaja shumë shpejt do të dalë nga spitali, ndërkohë që dje është paraqitur në QSUT pasi ishte me temperaturë.

Burime nga QSUT bëjnë të ditur për Fax News se gruaja po mbahet nën vëzhgim dhe e izoluar në një dhomë.

Kujtojmë se viktimat nga koronavirusi në Kinë numërohen 132 ndërkohë që listës iu shtuan në 24 ore edhe mbi 1500 raste të reja të prekurish, ndërkohë që vendin tonë ende nuk ka shenja të këtij virusi.

Një nga studentet shqiptare e cila është ende në shtetin e Wuhanit, qyteti që ka shënuar më shumë viktima nga ky virus, Silva Doçi, në një intervistë për Fax News u shpreh se ajo dhe shqiptarët e tjerë që janë në Kinë janë mirë nga ana shëndetësore.

“Ambasada më është gjendur pranë dhe më ka thënë se do të bëjë të mundur që të më sjellë. Nuk ndodhem tek ajo zona që ka shpërthyer epidemia. Jetoj në universitet. Kemi qendruar në konvikt që të jemi më të sigurtë. Aktivitetin fizik e kemi të kufizuar.

Jam vetëm unë në Wahan, jam në kontakte me ambasadën. Që kur është mbyllur qyteti, janë mbyllur të gjitha rrugët. Personalisht jam mirë dhe shqiptarët e tjerë që janë këtu janë mirë.Më kanë ofruar ndihmën e tyre dhe po bëjnë çfarë është e mundur.

Për mediat kineze që në ditën kur qyteti është mbyllur të gjitha të dhënat që jepen në internet janë të sakata, pasi është dhënë urdhëri që mos të fshihet asnjë e dhënë. Unë jam munduar që ti evitoj lajmet. Familja ime është e shqetësuar, por ajo e di që një lëvizje nuk është diçka që do të arrihet në një ditë apo dy. Ato e dinë që duhet kohë për të lëvizur. Nuk është rasti për tu alarmuar. Ju atje jeni më të alarmuar se ne këtu! Besoj se situata do të përmirësohet dhe do të kontrollohet.”- u shpreh Doçi për Fax News.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close