Një grua ka rënë në pusetë në fshatin Mirakë. Burime bëjnë me dije se zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nxjerrë gruan që kishte rënë në një tumbin anës rrugës. Policia njofton se ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Librazhd / Informacion paraprak:
Më datë 23.10.2020, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Mirakë, shtetasja D.J., 40 vjeç, aksidentalisht ka rënë në një tumbin e cila ishte në anë të rrugës.
Me marrjen e njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikses kanë shkuar në vendngjarje ku ka ndihmuar dhe nxjerr shtetasen e cila është transportuar për në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.