03:31 | 27/01/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gripi, epidemiologu: S’ka vend për panik, javën e ardhshme pritet ulje e të të prekurve

18:08 | 04/01/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Virozat e stinës, fluks i lartë në pediatrinë e QSUT-së

“Nuk ka vend për panik. Situata gripale në vend nuk është e rrezikshme. Pritet që nga java që vjen të kemi një trend të rënieve të rasteve”.

Kështu deklaroi gjatë Artan Simaku, Epidemiolog në Institutin e Shëndetit Publik gjatë një interviste në një televizion informativ. Në një kohë kur thuhet se numri i të prekurve nga virusi ka arritur në 18 mijë, Simaku bëri të ditur se Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion vaksinën anti-grip, për të gjithë popullatën.

Po ashtu ai bëri të ditur se bazuar në të dhënat e ISHP, pritet që vala e të prekurve nga ky virus të ulet në javët në vijim, por asgjë nuk mund të parashikohet me gripin.

 “Vaksina do të ofrohet falas nga Ministria e Shëndetësisë. Nuk ka vend për panik, dhe situata nuk është e rrezikshme. Nuk do të ketë më rritje të numrit të të prekurve. Pritet që nga java që vjen të kemi një trend në rënie të rasteve. Tani është piku i qarkullimit të gripit. Një nga metodat e parandalimit është vaksinimi. Personat më të rriskuar janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëne dhe personat me sëmundje kronike. Përveç gripit ka dhe viruse të tjera, siç është virusi aspirator, që ka klinikë të ngjashme, por më i rëndë. Vaksina e gripit, ndryshe nga të gjerat, duhet të bëhet çdo vit. Pasi çdo vit viruset pësojnë ndryshime të ndryshme gjenetike. Gripi pritet që të ketë një rënie në javët në vijim. Por asgjë nuk është e parashikueshme, pasi varet dhe nga temperaturat. Klima e ftohtë e favorizon përhapjen dhe popullata duhet të ketë kujdes. Gjëja e parë që një person duhet të bëj është që të paraqitet direkt tek mjeku i familjes. Të shmang shkuarjen në farmaci. Numri i rasteve është më i lartë sesa vitin e kaluar. Këtë vit u rritën mbi aktivitetin normal sezonal. Nuk ka ndryshim tjetër nga viti i kaluar përveç shtimit të rasteve.”, është shprehur Simaku.

 Epidemiologu shtoi se deri më tani nuk ka asnjë rast të personave të prekur nga gripi në gjendje të rëndë, por vetëm ata që vuajnë nga sëmundje të tjera kronike.

“ISHP monitoron çdo ditë personat në gjendje të rëndë që janë shtruar në spitale. Monitorojmë shtrimet dhe repartin e Kujdesit Intensiv. Këta persona janë të shtruar dhe me diagnoza të tjera. Nuk janë vetëm me grip. Jo se janë raste të gripit.”, u shpreh ai.

Për shkak të virozës së gripit, Ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit vendosi dje që çerdhet, kopshtet dhe shkollat të hapen më 9 janar. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: epidemiologugrip
Pas

Avioni rus me 174 persona në bord bën ulje të detyruar në një fushë më dëborë, publikohen pamjet e tmerrit (VIDEO dhe FOTO)

Para

Kosovë, ministri Shala: Do zbatohet rezoluta, muri në Mitrovicë do të shembet

Para
Kosovë, ministri Shala: Do zbatohet rezoluta, muri në Mitrovicë do të shembet

Kosovë, ministri Shala: Do zbatohet rezoluta, muri në Mitrovicë do të shembet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Shenjat si të dalloni kur niveli i sheqerit në gjak është i ulët ose i lartë

Thashethemet e lidhjes me Wanda Narën bëjnë të reagojnë Balde dhe bashkëshortja e tij: Janë fëmijë, nuk duam të na përmenden emrat për ta

Opozita e akuzon për lidhjet me McGonigal, reagon Rama: Njerëzit e dëshpëruar bëjnë vetëm gjëra të dëshpëruara

OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas

Grupi i gjakut: Çfarë zbulon për sëmundjet që kërcënojnë shëndetin tonë

Armatimet për Ukrainën, Donfried: Duam që të mbrojë sa më mirë sovranitetin e saj

Veliaj mohoi akuzat për mbetjet, reagon Monika Kryemadhi: Hajdut ordiner i Tiranës, Erioni plehrave dorëzon çelësat e bashkisë në 14 maj

Sekretari Austin pret në Pentagon ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi

Përsëritet ngjarja e Floyd në SHBA, policia dhunon për vdekje një postier me ngjyrë në Memphis

Faktori që përshpejton plakjen! A mund ta shmangni atë?

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.