AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Grida Duma kritika ndaj Bashës? Ish-deputetja demokrate: Duhet më shumë…

Ish-deputetja demokrate, Grida Duma e ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora i adresoi disa kritika liderëve të opozitës në vend, teksa hoqi paralele me rastin e Albin Kurtit.

Duma: Ajo që vihet re tek Albini është entuziazmi i fjalëve të vërteta. Një lloj vërtetësie që njerëzit kanë nevojë ta dëgjojnë, që ne këtu e kemi në nivel batutash, sepse vërtetësia e gjërave nuk thuhet fare.

Zheji: Duke qenë se Albini ishte thuajse lideri i opozitës, atëherë i mungojnë fjalët e vërteta Lulzim Bashës, ky është problemi?

Duma: Padyshim më shumë fjalori i vërtetë duhet nga opozita. Kur e them këtë nuk nënkuptoj që pjesa racionale e të gjithë argumentimit nuk duhet të ekzistojë, por duhet të shkojmë drejt një fjalori shumë më goditës, shumë më të qartë, më të shkurtër, diferencues.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *