Zv/Ministri i Financave, Besart Kadia ka bërë një deklaratë të habitshme mbrëmjen e sotme teksa i ka kërkuar kontrollorëve të duronin deri në maj të paktën.
Kadia më tej u ka kërkuar kontrollorëve të Albcontrol që të sillen si ‘Nënë Tereza’, siç ka emrin edhe aeroporti në Rinas. I ftuar në ‘Open”, Kadia tha se Nënë Tereza ishte shenjtore dhe thoshte se në kohët e vështira, duhet të durojmë me pak lekë.
“Unë mendoj të sillen si Nënë Tereza, siç ka edhe emrin vetë aeroporti. Nënë Tereza ishte shenjtore dhe thoshte se në kohët e vështira, duhet të durojmë me pak lekë. Edhe kontrollorët duhet të duronin të paktën deri në maj, me kaq para,”- tha Kadia.
(E.H/Faxweb.al)