Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

“Nuk është lojë fëmijësh diplomacia”, fotot alármante nga ambasada shqiptare: Jep dorëheqjen Gent Cakaj, njerëzit njëri mbi tjetrin (Arsyeja)

Gazetari Shpëtim Zinxhiria sjell pamje skandaloze nga ambasada shqiptare në Greqi, ndërsa shihen se si emigrantët shqiptarë pa respektuar asnjë lloj mase parandaluese për virusin, presin në dyert e institucionit për orë të tëra, ndërsa në fund u është thënë se shërbimi ndaj tyre për sot është anuluar.

Zinxhiria ka kërkuar dorëheqjen e ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndërsa ka radhitur edhe një sërë motivesh se që kanë të bëjnë me funksionimin e ambasadës shqiptare në Greqi.

Reagimi i plotë: Greqi / Skandal në Ambasadën Shqiptare në Athinë. Zoti Caka po qe kosovar i vertetë jep dorëheqjen…
Ne emigrantet ne Greqi nuk e meritojme kete sherbim te kesaj natyre… Skandalet në këtë dreq ambasadë nuk kanë të sosur në një temperature ekstreme politike dhe atmosferike.

Sot paradite me qindra shqiptarë të ardhur nga mbarë Greqia janë grumbulluar pranë ambasadës për të marrë pasaportat, pa ruajtuar aspak distancën, madje pa maska dhe doreza. Ambasada ka vendosur të bëjë sot pushim dhe ka shtyrë afatin e pasaportave për shkak se ka ndryshuar personelin e saj, por nuk i ka lajmëruar më herët shqiptarët për këtë fakt.

Kësisoj në mungesë të një njoftimi nga ambasada shqiptarët janë mbledhur pranë saj, duke shtypur njëri tjetrin e duke u ngjitur në dyert e saj. E kemi theksuar edhe herët e tjera se kjo ambasadë është një “bombë me sahat” për emigrantët tanë, pasi vetëm 30% e godinës shërbehet, pa asnjë tualet edhe një çesme uji, edhe pse shqiptarët e paguajnë pasaportën me shtrenjtë se çdo vend tjetër të Evropës.

Emigrantët torturohen ne temperaturat e larta pa patur një sherbim për të marrë ujë të pijshëm në oborr, pa patur një tualet etj. Janë kushtet minimale që duhet të ketë kjo dreq ambasade që deri më sot u ka marrë nga xhepa emigrantëve për keto sherbime skandaloze 140 milionë euro.

Kurrë mos u ngopshi… Nepotizmi dhe paaftësia e personelit sollën në këtë gjëndje të mjerueshme këtë ambasadë ku sot ish-pastruese është në detyrën e kryekonsullores që e çuan afatin e aplikimit dhe te marrjes se pasaportës nga 1.5 muaj që ishte në shtatë muaj.

Zoti ministër në se kini cipë dinjitet apo burrëri jepni dorëheqjen pasi dipllomacia nuk është lojë fëmijësh…! Një imazh i kasaj natyre nuk i sherben vendit tone ashtu si edhe një shërbim te tillë nuk e meritojnë shqiptarët.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *