Komiteti Kombëtar i Vaksinimit në Greqi po përgatitet të bëjë rekomandime të reja të rëndësishme për vaksinimin kundër infeksionit Covid-19 në të ardhmen e afërt.
Duke shqyrtuar të gjitha të dhënat e fundit shkencore që dalin, Komisioni pritet të njoftojë javën e ardhshme, ndoshta gjatë konferencës së rregullt të së hënës, që njerëzit që janë sëmurë dhe janë shëruar nga Covid-19 mund të vaksinohen brenda 90 ditëve (3 muaj) nga dita e parë kur ata u sëmurën.
Në fakt, vaksinimi i njerëzve që janë rikuperuar nga koronavirusi do të konsiderohet i plotë me një dozë të vaksinës, në vend të dy që bëjnë qytetarët për të mos u infektuar nga Covid-19.
Ekspertët shpjegojnë për protothema.gr se për rastin e njerëzve që janë sëmurur dhe janë shëruar ” konsiderohet që Covid-19 është si doza e parë e vaksinës për këtë dhe me administrimin e një doze të vetme vaksine shëndeti i pacientit mbulohet plotësisht, saktësisht si dikush që merr dy doza vaksine ‘.
Lidhur me një dozë vaksine që Komiteti Kombëtar i Vaksinimit pritet t’u rekomandojë njerëzve që janë rikuperuar nga Covid-19, të gjitha vaksinat e aprovuara të disponueshme në vendin fqinj konsiderohen të përshtatshme.