Studiuesi Agron Dalipaj ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Identitet” me Aida Shtinon në Fax News, ku ka folur për të fshehtat e mitologjisë.
Dalipaj thotë se shumica e mitologjive greke janë përkthyer nga shqipja në greqishten e vjetër, prandaj dhe shumë prej emrave në këto mitologji shpjegohen vetëm në gjuhën shqipe.
Duke e quajtur një gjuhë hyjnore, Dalipaj shprehet se greqiashtja e vjetër e ka bazën nga shqipja, duke shtuar se vetë grekët e pranojnë që shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve, që janë më të vjetërit në Ballkan.
Ai sjhkon dhe më tej në analizën e tij, teksa thotë se një autore lituaneze ka deklaruar se latinishtja është një përzierje e gjuhës shqipe me gjuhë të tjera, por në të mbizotëron shqipja.
Intervista me Agron Dalipajn:
Çfarë është mitologjia?
Dalipaj: Nëse lexojmë Iliadën, ne aty gjejmë shumë mite. Këto janë transmetuar nga shumë…. Disa mendojnë se mitet janë përralla. Shpesh arkeologjia ka vërtetuar se ata që ne i quajme mite, në fakt mitologjia ka shumë të vërteta brenda tyre. Një nga mitet më interesante është Tragjedia e Edipit. Më lidh profesioni im me mitologjinë. Duke ndjekur teorinë time të endrimiofemave, dhe çuditerisht ka një lloj lehtësie për të shpjeguar emrat e miteve. Të gjitha mitet mund të dëshifrohen. Miti i Edipit. Ai është i biri i Lajit. Ai kishte rrëmbyer djalin e një mbreti tjetër, që ishte mbreti Ilias. Ai nuk duroi dot, u mor peng dhe vrau veten. I jati i tij mallkoi Lajin që të mos bënte fëmijë dhe nëse bënte atëherë të vritej nga i bir. Laji duke marrë vesh që ky mallkim do ta ndiqte, ai urdhëroi që djalin e tij ta çonin në pyll. Atë e gjeti një bari dhe ia dha një kasneci që nuk kishte fëmijë. Dikush në pallat e quan kopil. Ai filloi të interesohej rreth kësaj, dhe i bëri shumë përshtypje që askush nuk i tregonte. Kur arriti nëj moshë të caktuar ai shkoi të pyeste për origjinën. Te kjo priftëreshe vinin të gjithë të pyesnin dhe ajo i tregonte fatin e tyre. Lajmi për vrasjen mbërriti në det. Ata e mirëpritën Edipin. Ndërkohë që ai mori fronin e mbretit, duhej të martohej me nënën e vetë, por pa e ditur që ajo ishte nëna e vetë dhe me të bëri 4 fëmijë. Ndërkohë bie një murtajë e madhe dhe shkon vëllai i Pikastrës të pyesi si do ta kalojë populli urinë e madhe. Nqs do gjendet personi që ka vrarë mbretin Laj, atëherë mallkimi do të shkërmoqet.
Çfarë lidhje ka me ne?
Dalipaj: Jeta e tij u mblodh në atë shprehjen paeditë (Edipa). Duke parë të gjithë personazhet e kësaj mitologjie motivohen mitologjikisht sipas shqipes. Lehtësia me të cilën shqipja shpjegon emrat e këtij miti tregon se kjo mitologji është krijuar në shqip. Ne mund të themi që në Greqinë antike ka pasur një periudhë kur grekët morën të gjitha mitologjitë e ankititetit dhe i përkthyen në greqishten e vjetër dhe bota i njohu si mitologji greke. Por sot shkenca është në gjendje të zbërthejë emrat. Kjo do të thotë se nëse emrat përkthehen në gjuhë tjetër, kjo do të thotë se i përkasin asaj gjuhe. Edipi-paedipa, kur ndodhin gjëra pa e ditur. Epikastra kur mori vesh që ishte martuar me djalin e vet, ajo vrau veten dmth i ra pika. Duke parë që të gjitha emrat shpjegohen mrekullikisht prej shqipes tregon se ngjarjet kanë qenë në një gjuhë tjetër dhe jo greqisht. Në atë kohë më e përhapura ka qenë gjuha shqipe. Gjuha jonë ka qenë shumë e pastër dhe fati e deshi që ne të ruajmë më shumë tinguj se gjuhët e tjera. Kur them unike, nuk ka gjuhë tjetër që të ketë morfema më shumë se shqipja. Shpeshherë thonë se gjuha shqipe është gjuhë hyjnore.
Latinishtja?
Dalipaj: Kam një respekt të jashtëzakonshem për çdo gjë që ai ka nxjerrë ai nga puna e tij e përkushtuar. Dihet ajo që quhet pellazgji, ishin të gjithë banorët që jetonin në bregdetin e detit Mesdhe. Pellaz-Pellgas, njerëzit e pellgut mesdhe. Njerëzit jetonin aty ku ishte më ngrohtë, dhe deti Mesdhe kishte kushtet më të mira. Grekët e sotëm kanë bërë shumë studime dhe pranojnë që shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve. Unë besoj se Greqishtja e vjetër u krijua nga shqipja. Është një autore litaneze që shkruan se latinishtja është një përzgjerje e gjuhës shqipe. Shqipja ka qenë gjuha model për të krijuar gjuhët e tjera. Ka qenë gjuha më e plotë, më e kristalizuar. Në përpjekjet e tyre për të bërë gjuhë më të lehta, ata hoqën dorë nga shumë tinguj te shqipes.
(E.H/Faxweb.al)