Ditën e sotme u zhvillua në Ohër takimi i dytë mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të nismës për atë që njihet si “mini-Shengeni Ballkanik”.
Për këtë takim ka reaguar edhe ambasadori Shaban Murati, i cili ka theksuar se forca e lobit është shumë më e madhe nga sa e kemi menduar.
Murati shkruan se provat i kemi çdo ditë në institucionet shtetërore shqiptare, ku nënvizon se disa politikanë filorusë gjenetikë në Tiranë, këto ditë po vetëidentifikohen si të tillë në forumet zyrtare.
“Në librin tim “Rusia Ballkanike”, botuar në vitin 2014 pas agresionit rus në Ukrainë, kam theksuar se forca e lobit rus në Shqipëri është më e madhe nga sa kemi menduar. Provat i keni çdo ditë në institucionet shtetërore shqiptare…
Një nga provat janë edhe disa politikanë filorusë gjenetikë në Tiranë, të cilët këto ditë po vetëidentifikohen si të tillë në forumet zyrtare. Ata po mbrojnë hapur Rusinë dhe madje po guxojnë të kërkojnë edhe lidhje strategjike me Moskën në kulmin e një klime të alarmit të madh atlantik dhe perëndimor për ndërhyrjen ruse në Ballkan.
Grazhdi serb dhe grek në Tiranë e merr kashtën nga Rusia.”- shkruan Shaban Murati.