Një grabitje me maska ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Skelës në Vlorë. Tre persona të armatosur me kallash kanë marrë një çantë me para, që ndodhej brenda një furgoni të linjës Itali-Vlorë.
Për grabitjen, nga autorët është përdorur një mjet tip “benz” që ishte vkedhur në Tiranë. ‘Fax ëeb.al’ ka siguruar dhe foton e “Benzi-t” me targa AA 523BT.
Mësohet se në çantë ka pasur para që kanë qenë porosi të dërguara nga emigrantët, dhe kapnin shifrën e 10 mijë eurove. Ndërkohë që pak minuta më parë policia njofton se ka arrestuar dy prej prej autorëve, ndërsa nuk jep më shumë detaje për identitetin e tyre.
Arrestimi i dy të rinjve është bërë në kodrat e Panajasë. Po ashtu është sekuestruar dhe mjeti i autorëve, dhe dy armë.
Tre personat e armatosur ishin larguar nga vendngjarja me një Benz të zi dhe duket se kanë pasur informacione të sakta për paratë që ndodheshin në mjet. Benzi sipas policisë rezulton të jetë vjedhur në Tiranë.
(B.H/Faxweb)