Pas ndërprerjes së seancës për 5 minuta nga Kryetarja Lindita Nikolla, deputetët e PD janë futur live nga facebook-u i Sali Berishës. Ai tha se po kërkojnë të mbyllin gojën e opozitës teksa sot po diskutohet për projektin e Poritit të Durrësit, që PD e ka cilësuar një mega aferë.
Këllici: Prape na mohohet e drejta e fjalës. Arsyeja bëhet të na heqin fjalën për të thënë ca të verteta që qeverisë nuk i pëlqen një aferë ku po vidhet pasuria më e madhe
Me zor prisni që ne të vinim ne seancë për të diskutuar për portin kur sot opozitës po tentohet ti mbyllet goja, na është dhënë një minutazh që na lejon për të folur për këtë aferë, Për 4 minuta si mund të ketë transparencë. Porti i Durrësit do kthehet në një komples rezidencial. Duam të bëhet transparencë, nuk mundet që këto cështje të kalojnë kështu. E gjithë kjo betejë, shoë, që pezullohet seanca, behet për të censuruar opozitën, por shyqyr ekziston teknologjia. Gojën nuk na e mbyllin dot. Censura ka patur vetëm më diktaturë.