Një operacion i madh po zhvillohet prej ditës së djeshme nga sektori i luftës kundër krimit të organizuar të Athinës në ishullin Zakynthos.
Prej ditës së djeshme e deri tani janë arrestuar 22 persona, 11 greke dhe 11 të huaj mes tyre shqiptarë, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës. Shumica e arrestimeve janë bërë në Zakyntho, por arrestime ka pasur edhe në Athinë dhe Pyrgo.
Operacioni është kryer nga 20 agjente civile të anti-krimit të organizuar. Burime bëjnë të ditur se kjo organizatë ka arritur të sjellë në ishull 700 kg marijuanë.
Mësohet se operacioni vijon ndërkohë që mësohet se 22 të arrestuarit e deritanishëm do të çohen në prokurori në orët në vijim të mbrëmjes së sotme.