Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashFotoPolitikëTe FunditTe Gjitha

Godina e Gjykatës së Apelit Shkodër i kalon PS-së (VENDIMI)

Nga sot, me vendim të Këshillit të Ministrave, godina e Gjykatës së Apelit Shkodër i kalon për përdorim degës së Partisë Socialiste në këtë qytet

Sipas VKM-së në fjalë, “kalimi në përgjegjësi administrimi nga Ministria e Drejtësisë te Ministria e Punëve të Brendshme, të pasurisë së paluajtshme me emërtim “Gjykata e Apelit Shkodër”, me qëllim pajisjen e subjektit “Partia Socialiste e Shqipërisë” me ndërtesë për degën vendore të Partisë Socialiste, qarku Shkodër”.

Më datë 26 tetor, ka qenë deputetja Blerina Gjylameti, sekretare për Koordinimin Elektoral në PS, e cila e ka bërë një kërkesë të tillë, që tashmë është aprovuar edhe nga qeveria.

“Të nderuar kolegë, Bashkëlidhur, ju dërgojmë për mendim projektvendimin “Për kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Drejtësisë te Ministria e Punëve të Brendshme, të pasurisë se paluajtshme “Gjykata e Apelit Shkodër”, me qellim pajisjen e subjektit Partia Socialiste e Shqipërisë me ndërtesë, për Degën Vendore të Partisë Socialiste, Qarku Shkodër, së bashku me relacionin përkatës”, shkruhej në dokumentin e firmosur nga ministri Tahiri

Vendimi i sotëm i qeverisë:

 

 

vkm-apeli

 

http://faxnews.wpengine.com/projekt-vendimi-godina-e-gjykates-se-apelit-ne-shkoder-i-kalon-ps-se/

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *