Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe Gjitha

Gjyqtari Miri në gjendje të rëndë?! Pritet inspektimi i dy mjekëve

Gjyqtari i pezulluar nga KQZ, Shkëlqim Miri, i cili akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë ‘arrest me burg’.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar dy ekspertë mjekoligjorë për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të gjyqtarit Miri, i cili ka deklaruar se vuan nga një sëmundje e rëndë.

Avokati i Mirit është shprehur se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se i rrezikohet jeta në qeli. Ndërkohë, priten rezultatet e  ekspertizës mjekoligjore për të vendosur përfundimisht nëse gjyqtari do të mbahet në qeli apo do të hetohet në gjendje të lirë.

Shkëlqim Miri nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore, pasi ndodhet i shtruar në spitalin e burgut. Miri u ndalua nga policia, pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, ku u gjetën 34 milionë lekë, të cilat nuk justifikoheshin nga gjyqtari. 

(E.K/FAXWEB) 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.