AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Gjykata pritet të japë masën e sigurisë për Marsida Qatjan, favorizohet prej 3 fëmijëve. Akuza zyrtare e prokurorisë

Gjykata e Kavajës pritet të japë vendimin për Marsida Qatjan për akuzën e përshtatjes së ambjenteve për përdorim të lëndëve narkotike e parashikuar nga nenet 285a të Kodit Penal.

Prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitje, për shkak se ajo është nëna e tre fëmijëve, një prej tyre në moshë shumë të vogël, 2-vjeç.

Masa ndaj Qatjas do të jepet rreth orës 13:00 të ditës së sotme.

Nga ana tjetër 30 vjeçares do t’i bllokohet edhe pasaporta, për të mos dalë jashtë vendit.

Ndërkohë derimë tani në burg për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e dastës 9 gjenden Bledar Toçi, mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes me dashje.

Hetimet e policisë janë fokusuar edhe në pistën e vrasjes për shkak të pazareve të kokainës, pasi Bledar Toçi dhe Dritan Haxholli kanë pasur miqësi përpara ngjarjes, madje reklamonin dhe fotot me armë në rrjetet sociale.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *