Një gjykatë në Paris ka lënë në fuqi dënimin me 44 milionë dollarë të Shqipërisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Abritrazhit (IÇ).
Qeveria shqiptare duhet t’i paguajë 44 milionë dollarë kompanisë greke “Aktor” për mospagesën e punimeve në autostradën Tiranë-Elbasan.
Kujtojmë që dënimi lidhet me punimet shtesë në autostradën Tiranë-Elbasan, ku arbitrazhi gjeti fajtor shtetin shqiptar për largimin e një kompanie greke, që ndërtoi tunelin e Krrabës, por u largua pas rishikimit të projektit për pjesën e shembjeve në Ibë.
Pas largimit me një mal me borxhe me nënkontraktorët, kompania paditi qeverinë shqiptare, duke kërkuar dëmshpërblim për largimin. Në vendim, Arbitrazhi thotë se qeveria shqiptare ka për detyrim të paguajë menjëherë “Aktor” për shkeljet me procedurat e ndërtimit të autostradës.