Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

”Gjykata Kushtetuese ia dorëzoi Kosovën zhvatësve të saj ‘proamerikanë’ të dalë nga ‘Strofulli i Gjarprit’!”

Shkrimtari Kim Mehmeti ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, që të rrëzojë qeverinë e Albin Kurtit, dhe ti japë të drejtë dekretit të Hashim Thaçin, për mandatarin e ri të qeverisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Abdullah Hoti. Mehmeri shkruan se në vend që Kosova tia kthente Kosovën popullit dhe votuesve, ajo ua dha atë pseudoamerikanëve që kanë dalë nga strofulla e gjarpërit.

“Në vend që Kosovën t’ia kthejë popullit dhe votuesve, Gjykata Kushtetuese atë ua dorëzoi zhvatësve të saj ‘proamerikanë’ të dalë nga ‘Strofulli i Gjarprit’! Me çka mbase me vetëdije popullin e çon drejtë përçarjeve të mëdha politike!”, shkruan Mehmeti.

Ajo që të bën përshtypje derimë tani është se nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e kryeminsitrit në detyrë të Kosovës Albin Kurti, për këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, që do të rikthejë edhe njëherë polemikat në Kosovë.

Ndërkohë ndër ata që ka reaguar pas vendimit është presidenti Thaçi: E mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit tim për mandatimin e z. Hoti, kandidat për kryeministër. Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarr ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe më vjen mirë që këtë e konfirmoi edhe Gjykata Kushtetuese.

Partitë politike dhe të gjitha institucionet duhet të tregojnë pjekuri politike, respekt dhe përkushtim për rendin, ligjin dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Ato duhet t’i respektojnë, pranojnë dhe zbatojnë vendimet e autoritetit përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve e akteve të tjera me Kushtetutën.

Kosovën e presin shumë sfida përpara, prandaj tash nuk duhet të humbet më kohë për formimin e Qeverisë së re, me legjitimitet të plotë nga Kuvendi i Kosovës.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *