Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar padinë e kolegjit “Mehmet Akif”, vendim ky, i cili lë në fuqi vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit turk. Kolegji kërkoi pezullimin e vendimit, por Gjykata vendosi të hedh poshtë pretendimet e kolegjit turk.
Kjo çështje pati reagime të shumta nga ana e opozitës, por edhe nga Komuniteti Shqiptar i Helsinkut. Ky i fundi tha se procedurat e ndjekura për mbylljen e kolegjit, nuk përmbushnin standartet e procesit të rregullt dhe se masaishte tepër e ashpër. Më tej, në deklaratën e publikuar, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kërkuar që Këshilli i Ministrave të rishikojë vendimin për mbylljen e kolegjit.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama deklaroi se vendimi për mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif” erdhi pasi ky institucion arsimor kishte shkelur ligjin “pasi ndërroi godinën pa marrë miratimin e MAS”.