Deputeti Kujtim Gjuzi në fjalën e tij në Kuvend zbuloi dhe një telefonatë që ka pasur me kreun e parlamentit Ruçi, sa i takon ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.
Gjuzi tha se PS duhet ta harrojë mundësinë se mund të kalojë Reformën Zgjedhoren pa votat e opozitës parlamentare, të cilët e mbajtën në këmbë Kuvendin, me pranimin e mandateve.
“Në seancën e kaluar unë mungova, pasi ju pretenduat se unë shkela rregulloren, Në fakt zoti kryetar rregulloren e thyet ju, që nuk më lejuat që ti përgjigjesha kryeminsitrit, në momentin kur ai na ka fyer. Zoti Kryetar unë nuk mund të jem dakord me ju që kodi zgjedhor të vendoset natën.
Ta harrojë PS dhe sekretari i saj, dhe kryetari se mund të shkojë në zgjedhje me këtë kod. Zoti kryetar siç ua thashë dhe në telefonatën që kemi pasur së bashku , unë kam respekt për postin tuaj. Ne jemi opozita që ju mbajtëm edhe juve në këmbë, duke qendruar në Kuvend”, u shpreh Gjuzi në Kuvend.