Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e anijes me qymyr ku disa javë më parë u sekuestruan 49 kg kokainë.
SPAK pas marrjes në pyetje të ekupazhit, dhe verifikimeve të anijes e sekuestroi atë për shkak se hetimet vijojnë.
Çeshtja u shqyrtua nga gjyqtari Erjon Ccela, i cili pranoi kërkesën e SPAK. Droga ishte futur mes qymyrit dhe policia u sinjalizua nga partnerët ndërkombëtarët më pas operacioni është kryer nga Task forca e Durrësit.
Lënda narkotike ishte e ndarë në 53 pako, në 2 çanta.