Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka vendosur që të zëvendësojë masën e sigurisë për Bajram Hajrin, nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie”. 65-vjeçari u arrestua për shkak të pengamrrjes së Jan Prengës në janar të këtij viti.
Avokati Arben Hoxha ka bërë kërkesë për për ndryshim me argumentin se është i moshuar dhe i sëmurë.
Bajram Hajri është babai i Altin Hajrit një nga pesonat e shpallur në kërkim për pengmarrjen e 49-vjeçarit në Kamëz pasditen e 17 janarit.
Ndryshimi i masës së sigurisë është bërë ditën e premte. Bajram Hajri është akuzuar për rrëmbim dhe mbajtje peng e personit e kryer në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese ose municioneve.