Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

GJK në Venecia? Nishani flet për tensionet institucionale: Thelbi qëndron diku tjetër, nuk ka arsye për të gjykuar edhe…

Ish-presidenti Bujar Nishani mendon se kaosi i krijuar për Gjykatën Kushtetuese nuk ka nevojë të shkojë në Komisionin e Venecias. Në një lidhje direkte në emisionin Opinion, Nishani nuk pranoi të komentonte përplasjen mes Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe Presidentit Ilir Meta.

“Natyrisht që nuk marrë përsipër të bëjë komente mbi komente, qoftë për presidentin qoftë për ambasadën”, tha ish Presidenti.

“Me sa kam parë dhe dëgjuar unë, Ambasada Amerikane ka bërë një sugjerim për t’ju adresuar Komisionit të Venecias. Thelbi qëndron kund tjetër, që nuk ka as kohë dhe asnjë arsye për të gjykuar edhe njëherë reformën në drejtësi. Komisioni i Venecias ka thënë shumë për këtë çështje”, tha më tej Nishani.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri publikoi sot një deklaratë për shtyp, ku mbështeti dërgimin e çështjes së Gjykatës Kushtetuese në Komisionin e Venecias.

“Në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor,” thuhet në deklaratë.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *