Kim Vincenti një beqare 56 vjeçare jeton në Londër dhe i jep shumë rëndësi dietës ushqimore dhe produkeve të bukurisë. Për shkak të kujdesit të madh që tregon për vetën shumë njerëz e mendojnë 10 vite më të re, dhe pikërishta prej këtyre fjalëve 56 vjeçarja Kim tresn se meshkujt më të mëdhenjse 48 vjeç nuk bëjnë pjesë në listën e saj.
Ndërkohë që ajo ka qenë e martuar për 10 vite dhe ka një fëmijë.
“Njerëzit mendojnë se jam tek të 40-at. Shumë thonë se jam 42 vjece, por unë jam krenare që kam kaluar të 50-at. Megjithatë, nuk kam takuar kurrë një mashkull më të madh se 50 vjec dhe nuk mendoj se do takoj ndonjëherë.
Meshkujt janë shumë të vjetër kur e kalojnë këtë moshë, jo vetëm në pamje, por edhe në veprime. Edhe pse jam e divorcuar dhe beqare, më pëlqen të jem në një lidhje. Problemi i meshkujve në moshën time është se janë të divorcua, të ve, ose të martuar që kërkojnë vajza të reja. Opsionet janë shumë të limituara.
Dua të jem me dikë që përpiqet, shkon në palestër dhe kujdeset për shëndetin”, rrëfeu Kim.
Një detaj i madh që e shqetëson tek meshkujt që kanë kaluar të 50-at është se ata kanë bark të madh dhe konsumojnë shumë birra dhe pjesa më e madhe e tyre nuk nuk kanë flokë, ç’ka i bënë shumë pak tërheqës.