Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Mjeku tek Pediatria në Tiranë me Covid-19, drejt mbylljes edhe bashkia (Detajet)

Në Spitalin e Pediatrisë në Tiranë, burime për Fax News një mjek ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa ende nuk ka informacione nëse janë marrë tamponët për personat që kanë pasur kontakte ditët e fundit.

Ndërkohë mjeku që ka rezultuar pozitiv nga testimi mësohet se është mbyllur në karantinë ndërsa nuk ka një njoftim zyrtar se nga kush e ka marrë virusin.

Në Gjirokastër janë shtuar rastet e personave që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, 3 prej të cilëve janë punonjës të administratës së bashkisë. Për pasojë, burime bëjnë me dije se institucioni më i rëndësishëm vendor është duke shkruar drejt mbylljes së përkohshme pas rreziku i infektimit të punonjësve të tjerë është i lartë.

Nga ana tjetër, dyshohet se mund të ketë edhe punonjës të tjerë të infektuar që nuk kanë shfaqur simptoma, gjithnjë duke u bazuar tek kontaktet që mund të kenë pasur me 3 punonjësit e infektuar.

Gazetarja e Fax News, Ervina Shehaj raporton se ditën e sotme në ambientet e bashkisë janë paraqitur vetëm 4 punonjës, ndërsa nga ISHP thuhet se rastet e reja me COVID-19 janë persona nga familja e një të prekuri që nuk ka lidhje me administratën. Në rrugë zyrtare nuk është konfirmuar apo pranuar se në Bashkinë e Gjirokastrës ka punonjës të saj që janë infektuar.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *