Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

LAJM I FUDNIT/ Gjendet i vdékur brenda mjetit një person, i góditur me sende të fórta. Pólicia blíndon zonën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi i identifikuar me inicialet, G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë.

Sipas bluve të Gjirokastrës, është konstatuar se në trupin e viktimës ka shenja dhunë dhe dyshohet të jetë goditur me sende të forta. Ndërkohë janë ngritur në gjithë zonën pika kontrolli për identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar që mund të kenë marrë pjesë në krimin e rëndë.

“Në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e  personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton Policia.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.