Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka kërkuar zbardhjen e plotë të akteve të dhùnës ndaj gazetarëve, gjatë protestave masive në SHBA. Shtetet demokratike ligjore duhet të vendosin “standardet më të larta” në mbrojtjen e lirisë së shtypit, theksoi Maas. Çdo lloj ushtrimi i dhùnës duhet të ndiqet me konsekuencë dhe të zbardhet, me qëllim që gazetaret dhe gazetarët të mbrohen në mënyrë efektive në punën e tyre, ka thënë ministri i Jashtëm gjerman.
Heiko Maas deklaroi se “ne duam të kontaktojmë autoritetet amerikane lidhur me incidentet si ai me Deutsche Wellen, për të cilin kemi dijeni, për të mësuar më shumë mbi rrethanat.” Gazetari i Deutsche Welles, Stefan Simons që punon nga Mineapòlis u pengua dy herë në punën e tij nga pòlicia. Të dielën (31.05) pòlicë të ármatosur erdhën drejt tij për ta detyruar të ndalte punën. Pas një këmbimi të ashpër verbal, Simons dhe grupi i xhirimit ndërruan vendin e raportimit. Ndërkohë që natën e së dielës, Simons tronditet nga një e shtënë pòlicie pak para një raportimi live.
“Pesë minuta para se të fillonim një lidhje të drejtpërdrejtë, dëgjuam si na fluturoi diçka pranë veshit. Ishte një e shtënë”, tha ai. Në materialin me video të kameramanit të Deutsche Welles shihet si një pòlic menjëherë pas zhurmës së të shtënës, ul diçka nga dora, që të krijon përshtypjen e uljes së një árme pas të shtënës. Edhe gazetarë të tjerë janë penguar apo ndaluar nga pòlicia në punën e tyre këto ditë të protestave masive në SHBA. Një ekip i agjencisë Reuters me gjasë është plagosur nga të shtënat.
Protestat kundër dhùnës pòlicore dhe racizmit në SHBA shpërthyen pas vdekjes së një afroamerikani, Georg Floyd. 46 vjeçari ndërroi jetë të hënën e shkuar pas një ndërhyrjeje të pòlicisë në Mineapòlis. Një pòlic i kishte mbajtur me minuta gjurin në qafë víktimën. Floyd disa herë u lut për ndihmë, para se të humbte vetëdijen. Krahas protestave paqësore në SHBA ka pasur mjaft trazira në një numër qytetesh.