Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Po të jetë njeri k*rderr, të futet brenda”, Gjergj Luca nuk i bindet policisë, del me duar në xhepa: Nuk më merr fytyrën një familje

Banorët e Labinot-Fushës në Elbasan janë ngritur sërish në protestë kundër fabrikës së peshkut Rozafa. Ata theksojnë se asnjë nga kërkesat e tyre nuk ka gjetur zgjidhje dhe mbajnë pankarta të ndryshme në duar që shkruajnë “Nuk duam zaptim pronash”, “Mbrojmë të drejtat tona”, “Larg duart nga pronat tona”.

Disa prej tyre dëgjohen edhe teksa bërtasin “Luca hajdut”. Gjergj Luca, administratori i firmës së peshkut ka dalë me duar në xhepa dhe nuk i ka kursyer fjalët ndaj protestuesve, ndonëse i pranishëm ishte dhe një punonjës policie, i cili iu afrua dhe i kërkoi që të mbyllte derën.

“Po të jetë njeri k*rderr të vijë të hyjë këtu te dera. Gaboni të më dilni për zot. I dal vetë vetes për zot. Këta nuk më marrin fytyrën mua. Unë s’kam vjedh njeri në jetën time, nuk kam grabitur njeri, nuk i kam rënë njeriu në qafë, janë 1 mijë vetë në punë dhe 1 familje të më marrë fytyrën mua. Vazhdoni shani, unë këtu jam nuk lëviz prej këtej”, thotë Luca.

Protesta e sotme është përqendruar fillimisht aty ku firma ka hapur rrugën duke dëmtuar argjiraturën, duke rrezikuar sipas banorëve tokat e tyre të përmbyten. Vec protestave, banorët kanë ndërmarrë edhe rrugën ligjore teksa në protestën e fundit morën garancinë për tu asistuar ligjërisht nga avokati Altin Goxhaj.

Banorët e Labinotit kanë disa ditë që protestojnë kundër kundër záptimit të pronës publike dhe private, ndôtjen e ajrit dhe lumit Shkumbin nga fabrika e peshkut ‘Rozafa’ që ôperon në këtë zonë.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *