Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Gjendet i masakruar në një park 45-vjeçari shqiptar në Selanik

Një 45-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur pasditen e së shtunës pranë një parku lojrash në Selanik.

Policia greke ka dyshime se 45-vjeçari shqiptarë është ekzekutuar nga djali i tij, i cili është shoqëruar në polici.  Sipas medieve greke trupi i pajetë i 45-vjeçarit u gjet pranë një sheshi lojërash, ngjitur me aksin rrugor kryesor të fshatit.

Fytyra e tij kishte plagë të shumta. Kjo ishte arsyeja kryesore që i bëri autoritetet që në fillim të dyshonin se kishin të bënin me një vrasje.

Sipas informacionit të thestival.gr, dyshimet e para të policisë janë se vrasjen mund ta ketë kryer djali i viktimës. Një çast më vonë, pas zbulimit të trupit të 45-vjeçarit, oficerët e policisë shoqëruan të birin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Selanikut për ta marre në pyetje.

Dyshohet se dëshmitare është një grua e re shqiptare që pretendohet se ka parë atë që ndodhi pranë sheshit të lojërave.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *