Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Gjenden 140 kubikë kanabis, procedohen kryeplaku dhe inxhinieri i pyjeve

Në vijim të kontrollit të pandërprerë të  territorit, për parandalimin,  evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, kanë ushtruar kontroll në një zonë të pyllëzuar të fshatit Kostenjë, të Librazhdit , ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan rreth 140 kubikë  ku ishin kultivuar fara kanabis, si dhe 14 fidanë kanabis.

Në përfundim të veprimeve u  proçeduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:   N.H., ( inxhinjeri i pyjeve ) dhe Xh.P., ( kryeplaku i fshatit Kostenjë), për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe  kapjen e autorëve si dhe  dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.