Një burrë 60-vjeçar është mbyllur në dhomë me fëmijët e kushëririt, ku ishte mysafir dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me ta. Por babai i të miturve ka hyrë në dhomë në momentin e duhur, duke parandaluar një rast abuzimi.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Virginia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një burrë kishte ftuar kushëririn e tij, Mark Stanleyn, në shtëpinë e tij për të kaluar disa ditë. Por ai befas në një moment ishte mbyllur në dhomë me fëmijët e kushëririt.
Në këtë çast, babait të të miturve i kanë lindur dyshimet dhe është futur në dhomë me shpejtësi duke hapur derën me forcë.
Ai u përball me kushëririn 60-vjeçar që kishte hequr pantallonat dhe qëndronte para fëmijëve 3 dhe 4 vjeç. Babai ka humbur toruan dhe e ka goditur brutalisht Mark Stanleyn. Pas sulmit, ky i fundit u arrestua, ndërsa babai i fëmijëve u procedua në gjendje të lirë.
(M. I./ Faxweb.al)