Këngëtarja Genta Ismajli po shijon lidhjen e saj të dashurisë me biznesmenin turk, Hysen Usta dhe dyshohet të jetë në pritje të një fëmije. Të gjitha spekulimet nisën nga fotografia e saj e fundit e publikuar në Instagram.
E veshur me një fustan të bardhë, vihet re së barku i saj është i rrumbullakosur. Nuk kanë munguar komentet e ndjekësve të cilëve nuk i shpëtoi ky detaj dhe nisën me komentet “shtatzënë”.
Edhe në shkurt të këtij viti, Genta Ismajli u komentua që është shtatzënë, por nuk pati asnjëherë reagim publik. Lidhja e saj me partnerin turk Hysen Usta do të kurorohen së shpejti për martesë ndërsa në rrjete sociale deklaron shpesh se është në lidhje dashurie.(A.M/Faxweb.al)