Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Gënjeshtra e ka hundën e gjatë po këmbët e shkurtra”, Rama nxjerr videon e Bashës pas debatit në emision: Kontrata e Lulit për përpunimin e mbetjeve, 30 % më e shtrenjtë

“Gënjeshtra e ka hundën e gjatë po këmbët e shkurtra”, kështu shkruan kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar një video, sipas tij të mashtrimit të kruet të opozitës Lulzim Basha në një emision televiziv, i cili kishte deklaruar se taksapaguesit e Tiranës nuk do paguanin asnjë qindarkë më shumë për përpunimin e mbetjeve, me projektin që Lulzim Basha propozonte në vitin 2013.

Sipas Ramës në 20 Gusht të vitit 2013, Lulzim Basha, Kryetar i Bashkisë Tiranë, miraton me firmën dhe vulën e tij, studimin e fizibilitetit për projektin koncensionar “për shërbimin e menaxhimit të mbetjeve urbane dhe pastrimit të qytetit të Tiranës”

Po sipas videos së publikuar nga Rama bëhet fjalë për një kontratë 20 vjeçare, sipas së cilës çmimi për mbledhjen dhe përpunimin e mbetjeve ishte 37 euro për ton, thënë ndryshe 8 euro/ ton më shumë se sa menaxhohet tani.

“Fizibiliteti i objektit vlerëson se koncesioni për menaxhimin e mbetjeve urbane dhe pastrimin e qytetit të Tiranës, nisur edhe nga eksperiencat ndërkombëtare të projekteve të ngjashme, do të jepet për një periudhë mesatare 20-vjeçare, me një investim kapital total në afro 34.6 milionë euro dhe një kosto operacionale në 37 euro/ton”, thuhet në studimin e fizibilitetit të Bashkisë së drejtuar nga Basha në atë kohë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *