Në makinë që po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, gjatë ditës kur iu bë atentati u gjetën të paktën tre dosje hetimore.
Gazetari Spartak Koka tha në emisionin “Opinion” se tashmë është zyrtare, dosjet janë ato për të cilat është spekuluar prej disa ditësh.
“Konfirmohet zyrtarisht se në automjetin, atë që diskutuam edhe para dy netësh..janë gjetur në makinën e prokurorit Ndoja fotokopje e plotë e dosjes hetimore të prokurorit Afrim Shehu, aktet ekspertimit të cilat u vodhën vitin e kaluar në maj dhe për të cilën u arrestuan më 25 tetor të këtij viti 18 persona të akuzuar për veprën penale të mashtrimit…është konfirmuar zyrtarisht. Dosja hetimore e prokurorit Afrim Shehu është e plotë sot në prokurorinë e Durrësit..fotokopja mund të merret edhe nga një avokat i një prej personave të arrestuar më 25 tetor të këtij viti…janë 18 persona të arrestuar që akuzohen për tjetërsimit 68 mijë metra katrorë tokë në Kepin e Rodonit. Konfirmohet po ashtu edhe pjesa tjetër që ka dokumente të tjera të cilat lidhen me ekstrakte pronash..nga pronat e familjares së gjyqtarit të ndjerë Skerdilajd Konomi, harta, akt ekspertimet dhe dokumente trashëgimie.” u shpreh gazetari Koka.