Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Gaz Paja sherr me një grup të rinjsh në Dhërmi, forca të shumta Policie në zonë (VIDEO)

Aktori i Portokallisë Gazmend Paja është përfshirë në një konflikt paraditen e sotme në Dhërmi, zonë ku ai vendoset përgjithësisht gjatë verës.

Në një video të publikuar nga Konica.al shihet se përveçse një grupi të rinjsh, në zonë në momentet e sherrit kanë qenë dhe forca të shumta policore.

Sipas dërguesit të videos në fjalë, debati mes tyre ka nisur kur një djalë i ri, – që shihet edhe në këtë video, – ka ardhur me motorin e tij të ujit, shumë pranë bregut.

Paja, sipas raportuesit, i cili është gjithashtu pronar i një bar-restoranti në këtë zonë, ka debatuar fillimisht…e më tej është dashur ndërhyrja e policisë dhe shoqërimi i tyre për rrethanat e ngjarjes në fjalë.

(E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *