AktualitetEkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

Gati plani i masave për bizneset e prekura nga tërmeti: Shtyrje e pagesave të detyrimeve, përjashtim nga taksa e pasurisë

Ministria e Financave dhe Ekonomisë po punon për një plan plan masash në ndihmë të bizneseve të dëmtuara nga tërmeti.

Sipas burimeve zyrtare nga Financat, ky plan përfshim masa të tilla lehtësuese si njohja në bilanc e dëmeve të mallrave dhe ndërtesave që kanë shkatërruar ose dalë jashtë funksioni si rrjedhojë e tërmetit të 26 nëntorit, shtyrja e kontrolleve për bizneset e dëmtuara, përjashtimi nga taksa e pasurisë për bizneset e dëmtuara, shtyrje e afatit të pagesës së detyrimeve, njohje e shpenzimeve për punonjësit etj. Konkretisht, masat e ndërmarrra përfshijnë:

– Njohja në bilanc e dëmeve në mallra dhe materiale;

– Njohja në bilanc e dëmeve në ndërtesa;

-Njohja në bilanc e çdo shpenzimi për rindërtim;

– Shtyrja e afatit të pagesës së detyrimeve tatimore të deklaruara në rastet kur ka pamundësi pagese;

-Heqja e çdo gjobe për deklarime të vonuara për shkak të situatës;

-Shtyrja e kontrolleve të planifikuara më parë në subjektet e dëmtuara nga tërmeti;

-Përjashtimi nga pagesa e taksës mbi pasurinë për bizneset e dëmtuara;

-Pagesa me prioritet e rimbursimeve të kërkuara;

-Njohja në bilanc sidomos për industrinë fason e çdo shpenzimi të bërë për mbajtjen e fuqisë punëtore.

Burimet nga Financat thanë se po punohet për të nxjerrë aktet e nevojshme nënligjore për zbatimin e këtyre masave. “Ministria e Financave dhe Administrata Fiskale janë në mbështetje të bizneseve të dëmtuara nga tërmeti”, thanë burimet zyrtare.

Ky plan masash i shtohet një sërë incentivave fiskale që ka miratuar Kuvendi në ligjet tatimore apo Qeveria si Akte Normative me qëllim mbeshtetjen e të prekurve nga tërmeti i 26 nentorit ku ndër më kryesoret Financat përmendin:

Perjashtimi i ndërtimit të shtepive të reja nga TVSH
Perjashtimi i procesit të rindërtimit nga taksa e ndikimit në infrastrukturë
Rritja e nivelit të sponsorizimit për rastet e fatkeqësive nga 3 % në 8 % te fitimit para tatimit

Tatimet: janë miratuar një sërë aktesh nënligjore, bizneset të vetëdeklarojnë dëmet

Në ndihmë të tatimpaguesve të prekur nga termeti janë miratuar një sërë aktetsh ligjore dhe nënligjore cituar si më poshtë, gjithashtu janë në shqyrtim edhe inisiativa të tjera ligjore për këtë kategori tatimpaguesish, bënë të ditur burime zyrtare nga Tatimet.

-Akt normativ, nr. 4, datë 30.11.2019 për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

-Akt normativ, nr.5, datë 30.11.2019, për një shtesë në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për Tatimin mbi Të Ardhurat”, të ndryshuar.

-Akt normativ, nr. 6, datë 30.11.2019, për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019.

-Ligj, nr. 74/2019, për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 3, datë 2.10.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për Sistemin e Taksave Vendore’, të ndryshuar.

-Udhëzim, nr. 34, datë 5.12.2019, për një ndryshim në Udhëzimin nr. 6, datë 30.1.2015 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Lidhur me evidentimin dhe dokumentimin e tërësisë së të dhënave të aktivitetit tregtar të çdo tatimpaguesi përfshirë evidentimin e dëmeve, prishjeve apo nxjerrjen jashtë përdorimit të mallrave apo produkteve apo deklarimin e përkohshëm të pezullimit të aktivitetit, tatimet sqarojnë se, Administrata Tatimore në administrimin e taksave dhe tatimeve udhëhiqet nga parimi i nxitjes së permbushjes vullnetare dhe vetëdeklarimit të të dhënave të aktivitetit.

Çdo tatimpagues mbart detyrimin ligjor të vetëdeklarojë çdo të dhënë të lidhur me aktivitetin e tij, duke bërë me dije njëkohësisht edhe Administratën Tatimore. Në këto raste, të aplikueshme janë proçedurat standarde të deklarimit të parashikuara nga legjislacioni tatimor në fuqi, bënë të ditur për Monitor burime zyrtare të Tatimeve.

Durrësi, me dëmet më të mëdha për bizneset, në pritje të planit të masave

Tërmeti I 26 nëntorit shkaktoi dëme të shumta jo vetëm në ndërtesa, por edhe në biznese, ku më e prekur ishte zona e Durrësit. Krahas dëmeve në ndërtesa, bizneset u përballën dhe me probleme në fuqinë punëtore, pasi shumë punonjës nuk u paraqitën në punë. “Qindra biznese kanë dhënë pagat për punonjës që nuk janë paraqitur në punë së paku për dy javë”, tha kryetari i Dhomës së Durrësit, Alban Isteri, duke shtuar se situata është e rëndë si në popullatë, ashtu edhe në biznese. Sipërmarrjet e tregtisë dhe shërbimeve nuk po punojnë as me 30 për qind të kapacitetit, pasi Durrësi po hyn në muajin e tretë që konsumi ka rënë në mënyrë drastike. Rënia e konsumit do të çojë qindra biznese në kolaps e faliment, lajmëroi ai. Isteri shpreh shqetësimin se ende qeveria nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet që dha ditët e para pas ngjarjes së 26 nëntorit për pezullim të taksave dhe tatimeve dhe përjashtim nga gjobat për detyrimet e vonuara së paku për periudhën e emergjencës. https://www.monitor.al/harrohet-durresi-qyteti-me-demet-me-te-medha/

Durrësi arriti 9,9 % të PBB-së në Shqipëri për vitin 2017, duke kontribuar 0,40 % në terma realë për atë vit, kurse PBB për frymë prej 536 mijë lekë [për Qarkun Durrës] ishte më e ulët se mesatarja në nivel vendi. Numri i ndërmarrjeve në këtë qark ishte 12.921./monitor

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *