Ka përfunduar afati për ankimimet që mund të kishin kandidatët për kryeprokuror ndërsa asnjëri prej tyrenuk ka depuzituar ankesa për rënditjen e KLP-së.
I pari në këtë listë është rënditur prokurori Olsian Çela me 459 pikë, pas tij vinte prokurorja e përkohshme Arta Marku me 406 pikë dhe në fund prokurorja Fatjona Memçaj me 362 pikë.
Arta Marku e cila garon për një mandat për plotë në këtë post, i kërkoi dje KLP-së që t’i vihet në dispozicion pikëzimi i detajuar i secilit anëtar të Këshillit. KLP bëri publike një ditë pas intervistimit të kandidatëve listën e pikëzimit të tyre.