Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Gara për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kush janë dy sfiduesit e Skënder Bruçajt

Pas 3 ditësh, në datën 2 Mars do të zgjidhet kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, që pritet të qëndrojë në detyrë për 5 vitet e ardhshme. Në shumicën e herëve gara brenda KMSH-së dhe zgjedhjeve ka pasuar në akuza brenda vetë anëtarëve të këtij komuniteti.

Derimë tani janë njohur disa prej kandidatëve që kërkojnë postin e kryetarit. Padyshim që kryetari Skënder Bruçaj kërkon një mandate të dytë në krye të KMSH-së, ndërsa përballë do të ketë Ylli Gurrën dhe Gëzim Abdishakun.

Janë 35 myftinj, 12 anëtarët e kryesisë së KMSH dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile, që me votë të fshehtë zgjedhin kryetarin. Bruçaj njihet për konfliktin që ka me Turqinë e cila e konsideron një përkrahës të linjës së klerikut Fetullah Gylen.

Vetë Bruçaj nuk është shprehur qartë për këto akuza ndërsa deri tani ka ruajtur një linjë të moderuar në drejtimin e Komunitetit Mysliman.

Mediat në Turqi kanë shkruar se vetë presidenti Erdogan është ankuar te kryeministri Rama për Bruçajn, madje duke mos pranuar të vijë në Tiranë për inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë. Vetë Brucaj nga ana e tij ka deklaruar se Shqipëria është një vend laik, dhe i merr vendimet në mënyrë të pavarur. (LEXO KËTU) 

Mbetet të presim dhe të shohim si do të shkojnë zgjedhjet.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *