Reperi Tyga ka mbështetur pròtestuesit në lidhje me vdèkjen tragjíke të George Floyd, pranë të cilit qëndronte një vajzë me flokë rozë. Media britanike Daily Mail shkruan se i ka zbuluar identitetin duke sqaruar se vajza pranë tij është reperja shqiptare Tayna, e cila ka ngjashmëri të madhe me Kylie Jenner, ishin e Tyga.
Në fotografitë e shpërndara, vihet re qartë se vajza krah Tygës nuk është artistja nga Kosova. Por në shkrimin e të përditshmes britanike, janë postuar imazhet nga rrjeti social i Taynës me flokë rozë, njësoj si vajza që shoqëron reperin me famë botërore. Ende nuk ka një reagim nga Tayna për këtë çështje.
30-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Michael Ray Stevenson u vu re në një protestë masive në pasditen e së martës në Hollivud. Ai bëri edhe postime në Instagram ku tregonte turmën e madhe të njerëzve që pròtestonin për drejtësi dhe kundër racízmit.(A.M/Faxweb.al)