Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

FUSHA shpk fiton 382 milionë lekë pa garë nga Universiteti i Tiranës

Universiteti Politeknik i Tiranë ka organizuar një tender me objekt “Rikualifikim i godinave te UPT, Fakulteti i Inxhinierise Elektrike dhe Fakulteti i Inxhinierise Mekanike (20% i kontrates fillestare)”.

Ky tender i cili mban numrin e referencës REF-69899-08-26-2020, ka fond limit prej 31,941,122 lekësh të reja pa TVSH.

Rezulton se ka marrë pjesë në tender vetëm një entitet, përkatësisht bashkimi i operatorëve ekonomikë “FUSHA” SHPK dhe “UDHA” SHPK. Fituesi ka ofruar vlerën 31,875,738 lekë të reja pa TVSH.

Siç mund ta shikoni diferenca mes kësaj vlere dhe vlerës së fondit limit është vetëm 650 mijë lekë të vjetra. E thënë ndryshe vlera fituese është sa 99,79% e vlerës së fondit limit. Ky fakt lë vend për dyshime të forta se fituesi është i paracaktuar dhe se një pjesë e parave do të përfundojnë në xhepat e organizatorëve dhe fituesëve.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *