Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Furgoni me 1 ton drogë në Qafë-Thanë, policia: Priten arrestime të bujshme

Detaje të reja kanë dalë sekuestrimit të një sasie madhe drogë është kapur brenda një furgoni në  Qafë Thanë.

Bëhet e ditur se gjeografia e personave të përfshirë në implikimin e trafikimit të drogës së kapur në një furgon gjatë natës së fundit në afërsi të pikēs së kalimit kufitar të Qafë Thanës është shtrirë në qarqet e Elbasanit dhe të Fierit.

Dyshohet së pjesë e këtij rrjeti është një organizatë kriminale me fuqi të madhe ekonomike. Furgoni në të cilën u zbulua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis sative i përket një Biznesi Rrobaqepësie.

Janë identifikuar disa persona të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria dhe policia është në operacion për arrestimin e tyre.Prej 16 orësh policia e shtetit nuk ka dhënë detaje rreth këtij operacioni që pritet të finalizohet me arrestime të bujshme

Ende nuk bëhet e ditur sasia e saktë, por burime flasin për një shifër rreth 1 ton. Droga ishte e fshehur në shasinë e mjetit tip furgon.

Gjatë operacionit, në të cilin kanë marrë pjesë dhjetra efektivë policie dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Elbasanit,  janë ndaluar tre persona që dyshohet se po transportonin lëndën narkotike. Ende nuk dihen identiteti i personave të ndaluar dhe roli i tyre në transportimin e drogës.

Policia po e mban shumë diskrete ngjarjen, ndërsa furgoni është transportuar për në qytetin e Elbasanit.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *