Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Fundjava e parë e lirë për plazh, meterologu zbulon kapriçot e motit, si do të jetë vera

Meterologu Akil Osmani ka qenë në një lidhje skype me Fax news, ku ka folur lidhur me parashikimin e motit për fundjavën dhe për muajt e tjerë të verës. Sipas Osmanit në 15 ditëshin e dytë të Qershorit pritet që të ketë më pak reshje se këto ditë të para, dhe temperatura më të larta.

Ndërkohë sa i përket kësaj fundjave, Osmani tha se pritet që e shtuna të jetë me reshje, ndëkohë që të dielën moti do të jetë më i kthjellët, dhe me temperatura që do të shkojnë deri në 30 gradë, të favorshme edhe për plazh. Kujtojmë se kjo do të jetë e diela e para tërësisht e lirë për të lëvizur dhe për të bërë plazh për shqiptarët, pas 3 muajve të pandemisë.

“15 ditëshi i dytë i këtij muaji do të sjellë temperatura më të larta se 30 gradë celsius, dhe do të ketë ditë më shumë me diell. Kushtet jo të qendrueshme vijnë nga masat ajrore që vijnë nga veriu i Europës, që janë disa gradë më të ulëta sesa normalja.

15 ditëshi i parë i Muajit Qershor do të sjellë temperatura 1-2 gradë më të ulëta se normalja. Kjo verë pritet që të jetë me temperatura të larta dhe e thatë, duke përjashtuar momente sporadike. Kjo fundjavë pritet që të ketë prezencë të shirave gjatë ditës së shtunë, të dielën do të kemi një përmirësim të motit, ku reshjet do të spostohen kryesisht drejt zonave malore.

Zonat detare do të jenë pa reshje dhe me temperatura që mund të shkojnë drejt 30 gradëve”, tha Osmani.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *