AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Ftova dhe ndërkombëtarët në ceremoni”, Meta për emërimin e Besnik Muçit: E dija që do ndodhte, jam i vjetër në këtë punë

Presidenti Ilir Meta ka folur edhe për hapat të cilët u ndoqën për krijimin e Gjykatës Kushtetuese dhe për fillimin e emërimecve të para ku përmendi Besnik Muçin për të cilin tha se u organizua edhe një pritje në të cilën u ftuan edhe diplomatët, duke argumentuar se ishte ngjarje historike nisja e ndërtimit të këtij institucioni.

Meta tha në “Open” se ai e dinte atë çfarë ishte planifikuar, pasi është I vjetër në këtë fushë dhe ka mënyrën e tij se si i merr vesh ato çfarë ndodhin.

“U përzgjodh Besnik Muçi, organizuam edhe një pritje ku ishin të pranishëm edhe diplomatët për shkak se ishte diçka simbolike dhe historike sepse ishte hapi i parë i krijimit të Gjykatës Kushtetuese, por unë e dija se ishte planifikuar një gjë e tillë që u bë publike më vonë. Apo nuk e dija? E dija se unë jam i vjetër në këtë punë dhe i njoh të gjithë, i di këto skema, sepse zbulohen kollaj ktëo gjëra. Por në atë kohë nuk doja të kishte një përplasje institucionale, dhe e shmanga. Dërgova edhe një letër ku i vija në dijeni partnerët për përplasjen e mundshme”, tha Meta.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *