Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Fshehja e vdekjeve Covid/ Basha kap ‘gafil’ Ramën: Pse do dalësh nesër në konferencë, kërkon kohë që të manipulosh të dhënat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijoi akuzat ndaj qeverisë për mos-raportim të saktë të numrit të qytetarëve që kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Sipas tij Rama vendos të dalë nesër në konferencë për shtyp, në përgjigje të këtyre akuzave, me qëllim që të ketë kohë të manipulojë të dhënat.

Sipas kryedemokratit ky është një krim pasi me uljen e shifrës së personave që kanë ndërruar jetë, qytetarët nuk shfaqin të njëjtin ndërgjegjësim ndaj përmasave të epidemisë. Ai kërkoi prej prokurorisë reagim të menjëhershëm përpara se të ndohë manipulimi i shifrave.

Ky denoncim sipas Bashës nuk vjen nga Partia Demokratike, por nga personel mjekësor me integritet që e dënojnë këtë manipulim

Gjatë ditës së djeshme kam bërë thirrje që prokuroria të sekuestrojë urgjent provat nga morgu i Tiranës. Lajmi është shokues. Denoncimi është i ardhur nga personeli me integritet shëndetësor, jo nga PD. Të dhënat janë aty. Çfarë pret prokuroria? Pret që t’i manipulojë Edi Rama? Po merr të dhëna që të manipulojë të dhënat. Ky është një lajm shokues. Fshehja e numrit të viktimave është lajm tronditës. Ky është krim i shumëfishtë.

Krimi i parë është se ka ulur në sy të publikut rrezikun. Së dyti, duke fshehur numrin e viktimave, ke fshehur marrjen e përgjegjësisë. Ky moment nga denoncimi deri te konferenca që do bëjë kryeministri nesër, do të jetë vetëm manipulimi i provave. Prokuroria të shkojë të marrë provat. Lajmi tronditës është që është bërë politikë me vdekjen, duke fshehur numrin e vërtetë të viktimave.

Qëllimi është që kjo situatë të marrë fund menjëherë, që qeveria dhe Edi Rama të shkulen nga konferencat për shtyp, nga rrjetet sociale dhe fyerjet e rëndomta që i drejtojnë ekspertëve, opozitës, sa herë thonë të vërtetën, dhe të paktën këtë herë të bëjnë detyrën. Ne kemi kopjet tona me emër dhe mbiemër, datë për datë, Prokuroria të mos lejojë të manipulohen provat. Të vërtetën e dinë të gjithë mjekët dhe personeli mjekësor”, tha Basha.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *